Rihanna me një super bashkëpunim me Drake

Rihanna ka publikuar hitin e saj të ri, një bashkëpunim me Drake, i cili mban titullin “Work”. Kjo këngë e rrymës R&B është e disponueshme vetëm në platformën  “iTunes”. Ndërkohë, “Billboard” raporton se albumi “Anti” i artistes do të publikohet gjatë kësaj jave, një lajm i mrekullueshëm ky për fansat e saj që kishin tre vite që e prisnin rikthimin e Riri-t me një album të ri. Për fansat dhe jo vetëm, ia ka vlejtur një pritje e tillë, pasi këngëtarja ka shmangur edhe turet, teksa ishte fokusur me kohë të plotë në projektin e saj të radhës