Rihanna kthehet në vitet 2000

Rihanna i është bashkuar trendit që kanë sjellë emra të tjerë të famshëm, thonjtë e viteve 2000.
Shumë vajza kanë rikthyer në modë thonjtë “french”. Rihanna njihet për faktin që ekspermienton gjithmonë, por këtë herë ka zgjedhur ti bashkohet për të tjerëve.
Në një postim në Instagram ku shfaqet me thonjtë e thjeshtë, por të bukur, Riri shkruajti: “Për të gjithë miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e mi që nuk i kam takuar muajt e fundit… ju lutem më falni. Ky vit ka qenë i lodhshëm për mua dhe unë po punoj me atë që quhet balancë”.
Këtë periudhë, Rihanna është larguar nga muzika për t’iu përkushtuar biznesit të saj “Fenty” dhe ia ka dalë të korrë suksese të mëdha.