Rihana është kthyer me Drake

Ata se fundmi dhanë një shfaqe të nxehtë së bashku në “Brit Awards”. Mirëpo, duket se kjo performancë nuk ka qenë thjeshtë një rastësi, pasi një burim ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare, se Rihanna dhe Drake janë sërish bashkë. “Ata janë bashkë sërish dhe Drake është trullosur. Ekipi i ti e ka ngacmuar shpesh në lidhje me këtë çështje, por ajo që është vënë re është thjesht një buzëqeshje në fytyrën e tij”, ka thënë ai.