Ricky Martin, pjesë e televizionit italian

“Amici”, një ndër spektaklet e zbulimit të talenteve në Itali, ka vlerësuar dhe mbështetur shumë balerinë shqiptarë. Duke arritur në sezonin 18 të tij, po përgatitet për fazën e netëve televizive, me përballjen mes skuadrave. Dhe pikërisht njëri prej drejtuesve artistikë është një emër që surprizoi të gjithë, Ricky Martin.
Për momentin nuk dihet emri i drejtorit të dytë artistik, por do të prezantohet më 23 mars, ndërsa këngëtari portorikan do të nisë punën prej 30 marsit.
Nuk është hera e parë që “Amici” ka një drejtor artistik të huaj. Në vitet 2013 e 2014 ky rol i ishte besuar Miguel Bosè.
Këngëtarja italiane Loredana Bertè rikthehet në një prej karriget e jurisë, në fazën e mbrëmjeve televizive të spektaklit të drejtuar nga Maria de Filippi.
Një tjetër emër që përmendet për të qenë pjesë e programit është edhe Fabio Rovazzi, i cili nuk dihet ende se ç’rol do të ketë.