Ribery pranë rikthimit, nis stërvitjen me topin

Lajme të mira për tifozët e Bayernit pas barazimit zhgënjyes që regjistroi skuadra e Pep Guardiolas përballë Frankfurtit. Franck Ribery është shumë pranë riaftësimit pas dëmtimit që pësoi Marsin e kaluar. Rikthimi i Riberisë në fushë u parashikua fillimisht në startin e sezonit të ri por francezi pësoi një tjetër dëmtim që po e mban ende jashtë. Gjithsesi Ribery tashmë ka nisur vrapimet dhe tifozët e Bayernit me shumë gjasa do të shikojnë sërish ish lojtarin e Marseille të luajë përsëri një ndeshje futbolli me skuadrën e tyre përpara fundit të këtij viti.