Revista franceze: Era Istrefi po e pushton botën

Në revistën franceze “Modzig” është plasuar edhe një fotosesion i Era Istrefit, i paparë deri më tashti.
 Revista franceze që i dedikohet muzikës dhe modës “Modzik”, ka bërë një përshkrim të shkurtë për këngëtaren shqiptare Era Istrefi, por më tepër fokus i kanë dhënë një fotosesioni të këngëtares shqiptare që u bë e famshme me këngën “Bonbon”, shkruan KultPlus.

Modzik ka bërë të ditur se Era Istrefi është vajza e këngëtares Suzana Tahirsylaj, e cila kishte një karrierë të bujshme në vitet e 80-ta. Kurse për Era Istrefin është thënë se ajo me vetëm 21 vjet po shënon një sukses ndërkombëtar, e cila ka nënshkruar kontratë me Ultra Music. Poashtu është shkruar se kënga e Era Istrefit tashmë është dëgjuar me mbi 70 milionë herë në YouTube.