Reperi shqiptar perfermon në studion e emisionit më të ndjekur në Amerikë

Reperi shqiptar, Gashi ishte i ftuar në emisionin më të ndjekur në Amerikë për të performuar hitin e tij “My Year”.

Së bashku me artistin G-Eazy, Gashi ia doli që ta kthente studion e “Jimmy Fallon” në një koncert të vërtetë. Ndërkohë që ata këndonin, i gjithë publiku u ngrit në këmbë duke kërcyer.

Artisti shqiptar do të vërtetoj se ky është viti i tij pasi fama dhe arritja e ndjekin prej vitesh. Ndërkohë Gashi ka paralajmëruar se me 15 shkurt do sjellë projektin e ri muzikor me Ledri Vulën.

Mbetet për tu parë nëse do ia dalë të ketë sukses kaq të madh dhe me duetin e rradhës.