Reperi shqiptar ndërpret koncertin dhe dërgohet urgjentisht në spital

Reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson, për pak sa nuk u verbua nga dritat e skenës, gjatë një koncerti në Ottawa, Kanada. Ai po performonte në Teatrin Algonquin Commons kur një dritë skenike që ndodhej pranë tij nisi të ndizej dhe të fikej.Sipas TMZ, Action Bronson u dërgua më pas menjëherë në spital, ndërsa nuk arriti që ta përfundonte performancën. Vetë reperi njoftoi përmes një postimi lidhur me ngjarjen: “U verbova dhe u çorientova nga ndezja e dritë skenike mbrëmjen e kaluar, prandaj e kisha të pamundur të përfundoja performancën në Ottawa. Po ndihem më mirë. Ato gjërat nuk duhet të jenë më kurrë pranë meje, ishte e tmerrshme. Kini kujdes”.