Reperi French Montana viktimë e racizmit?!

French Montana nuk është aspak i lumtur me Departamentin e Policisë së New York-ut pasi ata e kanë ndaluar për një kontroll rutinë padrejtësisht.

Reperi ndodhej nën një klub nate me mikun e tij Big Joe dhe ndërkohë që po largohej e ndjente se diçka e pahijshme do të ndodhte pasi klubi ishte i rrethuar nga policë.

Ai dhe miqtë e tij në përpjekje për tu larguar janë ndaluar nga policia një bllok me tutjë klubit për të parë nëse shoferi ishte nën gjendjen e alkolit. French Montana ka treguar më pas për “TMZ” se policët në pamje te parë ishin shumë ironikë me faktin se po përballeshin më njerëz me njgyrë dhe ata shpresonim që të gjenin diçka të papërshtatshme në mënyrë që më pas ti arrestonin.

Të gjithë ngjarjen ai e ka xhiruar dhe më pas e ka postuar në profilin e tij të instagramit ku reperi shfaqet duke thënë “Black Live Matters”.