Regjisori nën akuzë për abuzim seksual, roli i aktores së njohur është thelbësor

Dy vite më parë nisi lëvizja #metoo në sajë të Megan Twohey dhe Jodi Kantor, dy gazetare të New York Times, të cilat denoncuan skandalet seksuale.
Aktorja Gwyneth Paltrow u cilësua prej tyre, si personazh me rol kyç në hetimet kundër regjisorit Harvey Weinstein.
Kjo pasi aktorja ishte aq vendimtare, sa që regjisori vendosi që ta trembte duke u paraqitur gjatë një feste në shtëpinë e saj dhe sipas gazetareve, e detyroi nga frika që të mbyllej në banjë.
“Gwyneth Paltrow është një prej aktoreve më të mëdha të dhunuara nga Harvey i cili me kalimin e viteve cilësohej një lloj padrinoje. Mendoj se shumë njerëz do të befasohen kur të zbulojnë se sa shumë aktore të tjera nuk kanë guxuar të thonë të vërtetën menjëherë. Gwyneth ishte e para që guxoi dhe roli i saj është vendimtar për hetimet”, tha Twohey në talk show-n ‘Today’ të Savannah Guthrie.
Në atë moment Gwyneth telefonoi dy gazetaret dhe iu tregoi gjithçka, ku sipas saj, Harvey ishte i vetëdijshëm për frikën që i kishte shkaktuar.
Megan Twohey thotë se Paltrow jo vetëm që ishte e para që ngriti zërin kundër ngacmimeve seksuale prej producentit të Hollywood, por u tregua edhe shumë e guximshme, pasi ai u paraqit befas në shtëpinë e saj në Hamptons gjatë një feste, duke e detyruar që nga frika të mbyllej në banjë.