Reforma zgjedhore, të voglat dorëzojnë draftin në Kuvend

Partitë e vogla janë më të interesuarat për reformën zgjedhore dhe konkretizuan këtë interesim me dorëzimin në Kuvend të një draft-propozimi. Ai që prezantoi këtë draft ishte kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi. Ai tha se drafti është i ngjashëm me propozimet e Partisë Demokratike, që kërkon votim dhe numërim elektronik.  Sa i takon sistemit, partitë e vogla kërkojnë atë rajonal me korrigjim kombëtar.  Platforma kërkon rikthimi tek listat e hapura, që Shehi tha se do të përgjysmojë pushtetin e kryetarëve të partive dhe financim të barabartë sipas parimit të proporcionalitetit të forcës elektorale të partive.