Reforma në drejtësi, zbardhet propozimi i SHBA- BE

Në një kohë kur mazhoranca dhe opozita janë ende larg konsensusit për miratimin e draftit për reformën në drejtësi, zbardhet propozimi i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkluara të Amerikës. Mësohet se ndërkombëtarët kërkojnë rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias, i cili prej kohësh insistohet dhe nga opozita. Një propozim thuhet se ndërkombëtarët do të monitorojnë përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve për Vetingun, ndërsa kanë të drejtë që të përjashtojnë kandidatura të mundshme. Formula e SHBA ka përfshirë edhe një pjesë të propozimit të opozitës, duke përcaktuar se 12 anëtarët e komisionit të posaçëm të kualifikimit, do të zgjidhen nga një komision me përbërje të barabartë opozitë- mazhorancë. 12 komisionerët që bëjnë Vetingun, do të filtrohen nga ndërkombëtaret dhe mazhoranca e opozita, do të zgjedhin secila nga 6 komisionerë.

Përgatiti: /E.C/