Reforma në drejtësi, Manjani apel gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka zhvilluar një tryezë të përbashkët me gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, lidhur me reformën në drejtësi.  Manjani deklaroi se zgjidhja e vetmja për ndërmarrjen e reformës në drejtësi është bashkëpunimi me të gjithë hallkat e këtij sistemi. “Gjyqtarët dhe prokurorët, avokatët, punonjësit e institucioneve të drejtësisë, janë ata që e dinë se ku pikon çatia e shërbimit ligjor. tha manjani. Ministri u bëri një thirrje publike, që të mos shfokusohen nga kryerja e misionit të tyre Kushtetues.