Reforma në drejtësi, Halimi: Ta zbatojmë reformën me dialog mes paleve

Eduard Halimi është shprehur se rekomandimet e raportit të Venecias çmontojnë skemën e kapjes së drejtësisë, dhe duhet të jetë një udhërrëfyes i mirë. “Draft raporti i Komisionit të Venecias analizon dhe gjen të drejta shqetësimet e opozitës për problemet që pasqyronte përmbajtja e draftit, lidhur me kapjen politike të sistemit. ” tha Halimi në një takim me gazetarët. Halimi theksoi se drafti i ri duhet të hartohet nëpërmjet një procesi dialogu të sinqertë mes palëve, ashtu si dhe komisioni i dekriminalizimit.