Reagimi tronditës i djalit të Cristiano Ronaldos: Babi, vërtet ke jetuar këtu?!

Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të pasur në botë dhe falë kësaj, familja e tij jeton humë mirë.

Fëmijët e tij nuk e kanë jetuar kurrë atë që babai i tyre duhej të përballonte për të shijuar atë që kanë sot.

Futbollisti pati një fëmijëri të vështirë, pasi në moshën 12-vjeçare u largua vetëm nga vendlindja e tij, Madeira, drejt Lisbonës, për të provuar fatin e tij në botën e futbollit.

Atje u lidh me mikun e tij më të mirë sot, Miguel Paixao.

Të dy jetuan për një kohë në një lloj magazine dhe përfundimisht Cristiano ka dashur të kthehet për t’i kujtuar ato momente.

Dy miqtë e pandashëm morën me vete edhe Cristianinho.

“U emocionova kur pashë se ku u rrita. Atje ishin të njëjtët njerëz, që jetonin në atë kohë.

Unë u preka, të jem i sinqertë, sepse nuk prisja që të shihja të njëjtët njerëz. Kjo më preku shumë”, thotë ylli portugez për TVI.

Kur djali i tij i madh pa se ku kishte jetuar, ai u habit.

“Unë shkova me Paixao dhe, kur Cristianinho hyri në dhomën ku asokohe qëndronim, u kthye e më pyeti: Baba, vërtet ke jetuar këtu?

Ai nuk mund ta besonte. Ju mendoni se gjithçka është e lehtë në këtë jetë.

Cilësia e jetës, shtëpitë, makinat, rrobat…, fëmijët mendojnë se gjithçka bie nga qielli.

Kjo është ajo që përpiqem të injektoj te djali im. Mundohem të përcjell tek ai se vetëm me talent nuk të arrin në majë.

Me punë dhe përkushtim mendoj se mund të arrish gjithçka që dëshironi”.