Reagimi i Theron pas nominimeve për SAG, bëhet hit në rrjet

Charlize Theron është nominuar në çmimet prestigjioze Screen Actors Guild (SAG), ndërsa reagimi i saj bëri bujë në internet.

“Duket se jam gëzuar së tepërmi për nominimet e sivjetme për çmimet SAG për rolin në filmin ‘Bombshell’. Urime të gjithë njerëzve të mrekullueshëm. Jam pa masë falënderuese që këtë rrugëtim e kam kaluar me ju”, është përshkrimi i një postimi të Theron, të cilin e ka publikuar në Instagram.

Ajo kishte mësuar për nominimin e saj teksa ndodhej në krevat, ndërsa reagimi i saj ishte fantastik, aq sa i ka mahnitur edhe koleget, në mesin e të cilave ndodhet edhe Nicole Kidman.