“Razzie Awards”, “Fifty Shades of Grey”, filmi më i keq për 2015-ën

Në evenimentin e përvitshëm të “Razzie Awards”, që mbahet 24 orë pas ndarjes së çmimeve Oscar, filmi më i parë i vitit 2015, “Fifty Shades of Grey”, u shpall filmi më i keq.

Filmi erotik, i bazuar në një nga novelat më të shitura si të E.l.James, ishte një nga më të ndjekurit e 2015-ës. Dy aktorët kryesorë, Jamie Dornan dhe Dakota Johnson, u shpallën si aktori dhe aktorja më e keqe dhe kombinimi i tyre në çift ishte më i keqi. Gjithashtu edhe skenari u klasifikua më i keqi.