Header

Rasti i parë në Shqipëri, 72-vjeçarja del nga intubimi

Për herë të parë që nga mbërritja e koronavirusit në Shqipëri, një paciente e infektuar është shkëputur nga aparatura që e mbante në frymëmarrje të drejtuar dhe paraqitet në gjendje të qëndrueshme shëndetesore.

Pacientja është një 72 vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese e cila rreth dy javë më parë është transportuar nga spitali Infektiv drejt ish Sanatoriumit për një trajtim më të specializuar dhe për 14 ditë ka qënë e intubuar.

Ndërkohë në spitalin “Shefqet Ndroqi” vijojnë të jenë të intubuar dhe katër pacientë të tjerë nga shtatë që ndodhen në terapi intensive. Dy prej tyre sipas bluzave të bardha po shfaqin përmirësime të dukshme.

You may also like ...