“Rambo” shtyn xhirimet e “The Expendables 4”

Me sa duket, “Rambo 5” ka shtyrë projektin për “The Expendables 4”. Në fillim ishte menduar se xhirimet do të nisnin në gusht 2018, por plani u shty për në prill 2019 në Bullgari.
Kjo bën sens, pasi Sylvester Stallone është marrë me realizimin e “Rambo 5”, që pritet të dalë në shtator, dhe Arnold Schwarzenegger me “Terminator 6”. Schwarzenegger kishte thënë më parë se do të bëhej pjesë e projektit, vetëm nëse Stallone është i kënaqur me skriptin.
Edhe Jason Statham mund të marrë pjesë, pasi tashmë ka mbaruar xhirimet me spinoff-in e “Fast and Furious”, ku interpreton së bashku me Dwayne Johnson.
Dolph Lundgren së fundi ka qenë i angazhuar me “Creed 2”, së bashku me Sylvester Stallone, dhe duke mos pasur asnjë njoftim për angazhim, mund të jetë dhe ai pjesë e grupit të mercenarëve të ekranit. Shumë mundësi për t’u bërë pjesë e “The Expendables” ka dhe për Jet Li e Wesley Snipes.
Bruce Willis dhe Terry Crews besohet se nuk do të jenë pjesë e projektit, pasi sipas medies, kanë mosmarrëveshje me Stallone.