Rama: Zhvillim politik të jashtëzakonshëm në vendet e Ballkanit

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për shtyp të mbajtur paraditen e së hënës ka nënvizuar se, që nga konferenca e Berlinit deri tek ajo e Vjenës është regjistruar një progres i jashtëzakonshëm politik në rajon.“Ajo që vlen të theksohet është se kemi hyrë në një fazë ku progresi ka shërbyer për të rritur vëmendjen për avancimin e mbështetjes ekonomike e financiare për rajonin”, ka deklaruar Rama. Shefi i qeverisë shqiptare ka bërë të ditur se, palët e përfshira në këtë proces të organizuar me nismë të kancelares Merkel kanë rënë dakord për financimet dhe investimet në infrastrukturën rajonale.