Rama: Sipërmarrja, mundësi me rregulla të barabarta

Kryeministri Edi Rama, duke folur në Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali, ka deklaruar se bota e sipërmarrjes në vendin tonë ka hyrë tashmë në një etapë të re.“Të eksplorojmë mundësitë me rregulla loje të barabarta për të gjithë dhe të rrëzojmë barrierat e ngritura për vite të tëra”, ka thënë Rama duke ftuar biznesin për bashkëpunim. Shefi i qeverisë ka theksuar se, situata e trashëguar qeveria e mëparshme me një mal me borxhe të akumuluara ndaj subjekteve private do të marrë fund përfundimisht brenda pak muajsh.