Rama: Shqipëria do të lëshojë Eurobond pavarësisht të ardhurave

Pavarësisht të ardhurave të ulta nga taksat, Shqipëria do të lëshojë Eurobond, është shprehur kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Reuters.”Kemi një Eurobond që po maturohet, kështu që vendosëm të shkojmë në tregje. Po, shpresojmë se ne do të marrim një përgjigje të mire nga tregu, edhe pse kohët nuk janë nga më të mirat,” tha Rama duke iu referuar tregjeve të paqëndrueshme financiare globale. Qeveria ka nisur një fushatë kundër evazionit fiskal, por Rama hodhi poshtë shqetësimet rreth aftësisë së Shqipërisë për të shlyer borxhin.