Rama: Qeveria nuk ndryshon, nuk ka koalicion me PD

Kryeministri Edi Rama, nga Dhërmiu ku është duke pushuar me familjen, nëpërmjet një interviste për një të përditëshme, ka shuar të gjitha “zhurmat” e kësaj vere për një furtunë të mundshme në shtator brenda koalicionit qeverisës. Të gjitha komentet për një koalicion të mundshëm PD-PS, Rama i ka quajtur “thashetheme të avullta” të kësaj vape të madhe, duke testuar përmes ndonjë gazete pulsin e llogores së gjatë të koalicionit.