Rama: Prurje të reja për të avancuar reformat

Kryeministri Edi Rama u ndal sot me turin “Të pastrojmë më tej Shqipërinë” në qytetin e Beratit. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë kujtoi disa nga reformat e ndërmarra, ndërsa u ndal fillimisht te prurjet e reja që kërkon Partia Socialiste për të nxitur më tej avancimin e tyre. Nuk jemi këtu për të bërë një paradë arritjesh, edhe pse ato janë të qarta. Reformat tona do të sjellin më shumë rezultate, por ato kanë nevojë për një shtysë më të fortë. Për këtë PS synon të mbledhë në radhët e saj individë nga fusha të ndryshme shoqërore për ta realizuar këtë”, ka deklaruar Rama.