Rama pritet në Hong Kong nga guvernatori Chun-Ying

Në kuadër të vizitës së tij në Hong Kong, kryeministri Edi Rama u prit të mërkurën në rezidencën e qeverisë nga Guvernatori Leung Chun-Ying.Rama eftoi guvernatorin e Hong Kongut për një vizitë në vendin tonë, për të konstatuar nga afër bukuritë natyrore të Shqipërisë, por edhe pozicionin e favorshëm gjeografik, lehtësirat në taksa dhe tregun e favorshëm të punës. Guvernatori Chun-Ying i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet midis vendeve dhe u angazhua në nxitjen e investitorëve vendas e të huaj për projekte në Shqipëri në fushën e turizmit dhe tregtisë.