Rama: Objektivi për 2016, rritje ekonomike përtej 3%

Objektivi i i qeverisë për 2016-tën është kapërcimi përtej 3% të rritjes ekonomike. Ky synim u bë i qartë nga vetë kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp, ku ka bërë dhe analizën e një viti.“Viti i ardhshëm, viti i kapërcimit përtej 3% të rritjes ekonomike. Ia kemi dalë të zerojmë taksën për 83 mijë bizneseve të vogla me xhiro vjetore deri në 50 milionë lekë dhe të përgjysmojmë taksën për 15.900 biznese të tjera me xhiro vjetor 50-80 milionë lekë, rezultat i drejt për drejtë i operacionit kundër informalitetit që na ka dhënë arsye shumë të forta për të qënë të inkurajuar fuqimisht në vazhdim të këtij procesi shtet ndërtues”, u shpreh Rama.