Rama, në Vjenë: Nevojë e një tregu rajonal të energjisë

Kryeministri Edi Rama foli në Vjenë edhe në konferencën e 10-vjetorit të krijimit të komunitetit të Energjisë, që kryesohet aktualisht nga Shqipëria duke theksuar nevojën e një tregu rajonal të energjisë. Për kreun e qeverisë shqiptare duhet të kapërcehen pengesat e së shkuarës për ndërlidhjen e tregut energjitik. Dhe në ndryshim nga infrastruktura që kërkon ndihmën e BE-së për fonde, tregu i përbashkët energjitik, për Ramën, kërkon vetëm vullnetin e vendeve të rajonit.