Rama në Kuvend: Shqipëria mund të mos preket nga kriza e refugjatëve

I sapokthyer nga Hong Kongu, kryeministri Edi Rama ka informuar deputetët lidhur me vizitat e tij të fundit jashtë shtetit, dukeu ndalur tek takimi i vendeve të rajonit për krizën e refugjatëve. Shqipëria mund të mos preket nga kriza, tha Rama, por shpreh gatishmërinë të përfshihet në planin e Bashkimit Europian. Në foltoren e Kuvendit, kryeministri sqaroi edhe disa akuza të fundit për maxhorancën. Referuar votës në OKB për heqjen e embargos së Kubës, Rama tha se kjo është një rezolutë që kalon çdo vit sesion në OKB, dhe se Shqipëria ka votuar gjithmonë njësoj.