Rama-Meta i përgjigjen Lu-së: Reforma miratohet në pranverë

Për dy krerët e mazhorancës së majtë, Edi Rama i PS-së dhe Ilir Meta i LSI-së, është momenti i duhur që reforma në drejtësi të çohet përpara nga të gjitha palët dhe duke u bazuar pikërisht te raporti i Komisionit të Venecias lidhur me amendamentet kushtetuese të hartuara nga të gjitha palët. Në komentin e tij të parë pas publikimit të rekomandimeve të ekspertëve të Komisionit të Venecias, Kryeministri Rama dhe Kryeparlamentari Meta, kanë shfrytëzuar një takim informal mes tyre për t’iu përgjigjur pozitivisht apelit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, që reforma të realizohet brenda pranverës së vitit të ardhshëm. Si Rama, ashtu dhe Meta, janë shprehur optimistë se paketa e ndryshimeve kushtetuese mund të votohet në pranverë.