Rama- Keqiang: Më shumë investime kineze në Shqipëri

Konkretizimi dhe nxitja e mëtejshme e projekteve të përbashkëta ishin në qendër të takimit, që kryeministri Edi Rama zhvilloi me homologun e tij kinez Li Keqiang. Zyra e shtypit në kryeministri thotë se “kryeministri Rama e informoi homologun kinez lidhur me përparimin e katër projekteve të rëndësishme në infrastrukturë, falë Marrëveshjes së Mirëkuptimit të Qeverisë Shqiptare me kompaninë Pacific Construction. Në njoftimin për median thuhet se “një tjetër moment i bashkëbisedimit ishte finalizimi i negociatave për të filluar punimet në rrugën e Arbrit, si edhe mbështetja kineze për Parkun Industrial në Zonën e re Ekonomike të Durrësit.