Rama: Informaliteti, shkaku kryesor i ekonomisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk mund të kundërshtohet aksioni i ndërmarrë nga qeveria kundër informalitetit dhe evazionit fiskal me flamurin e mbrojtjes së të varfërve.Në fjalën e mbajtur në takimin me strukturat tatimore dhe biznesin me temë “Beteja me Informalitetin”, kryeministri tha se nuk është informaliteti zgjidhja për shtresën më të dobët të shoqërisë, por e kundërta.“Ekonomia informale është kancer dhe kanceri nuk luftohet me predikime, as me karamele, as me aspirina; kanceri luftohet me agresivitet maksimal”, tha Rama. Sipas kryeminsitrit , informaliteti është arsyeja kryesore që sot kemi një polarizim të thellë të shoqërisë sa i përket të ardhurave.