Rama fton investitorët kinezë: Shqipëria ofron mundësi investimi

Kryeministri Edi Rama nisi një vizitë tre ditore në Hong Kong. Forumi Ekonomik ishte fokusi i parë i vizitës. Në këtë Forum morën pjesë rreth 100 sipërmarrës nga Hong Kongu dhe Kina, të interesuar për të investuar në Shqipëri dhe për të rritur shkëmbimet me vendin tonë. Gjatë fjalës së mbajtur në Forum, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha dhe e gatshme të mirëpresë investitorët nga Kina dhe Hong-Kongu.