Rama: Evropa të mbështesë projektet e përbashkëta të rajonit

Problemet e Ballkanit janë dhe të BE-së, prandaj Evropa duhet të mbështesë projektet e përbashkëta në rajon. Në një intervistë për “Evropa e Lirë”, kryeministri Edi Rama ka përmendur autostradën Durrës- Prishtinë- Nish duke u shprehur se shtetet përkatëse nuk mund ta financojnë vetë ndërtimin e saj.“Këtë javë është bërë hap fantastik në dialog. Në aspektin politik, çdo gjë shkon në drejtimin e duhur, por këtë nuk mund ta marrim si të mirëqenë nëse nuk ka përparim ekonomik”, ka thënë Rama.