Quentin Tarantino tregon filmin e tij të preferuar të “Marvel”

Filmi i preferuar “Marvel” i Quentin Tarantino është “Thor: Ragnarok”. Për shumë, e gjithë kjo mund të duket e çuditshme, sikurse ishte edhe filmi i fundit reth perëndisë së bubullimës, por duke pasur parasysh shijet e regjisorit të “Pulp Fiction”, përgjigjja ka në fund një nga arsyet e tij.“Nuk kam qenë i azhurnuar shumë në katër vitet e fundit. Disa javë më parë nisa të shikoja filmat e ‘Marvel’ për të parë ‘Avengers: Endgame’. Sapo përfundova ‘Captain America: Civil War’ dhe “Doctor Strange”. Në realitet, i fundit që kam parë është ‘Thor: Ragnarok’. E dashurova. Është filmi im i preferuar”, deklaroi Tarantino.