Quentin Tarantino martohet me të dashurën 20 vjet më të re

Quentin Tarantino është martuar me të fejuarën Daniella Pick në një ceremoni intime në Los Angelos.

Pick kishte veshur një fustan të bardhë dhe në duar mbante lulet të së njëjtës ngjyrë, ndërsa Tarantino u shfaq me kostum të zi.

Regjisori 55-vjeçar dhe këngëtarja 35-vjeçare izraelite zhvilluan një dasmë më të madhe, ku të të pranishëm ishin shumë personalitetet të njohura botërore.

Pick, e cila është vajza e këngëtarit dhe shkrimtarit izraelit Tzvika Pick, në vitin 2009 u njoh me aktorin gjatë premierës së filmit Inglorious Basterds. Çifti u fejua në qershor të vitit 2017.

Vetëm disa ditë para dasmës, Tarantino përfundoi filmimin “Once upon a Time” në Hollywood, dramën e ardhshme me Brad Pitt, Leonardo DiCaprio dhe Margot Robbie.

Regjisori kurrë nuk ka qenë i martuar, duke shpjeguar më parë se puna monopolizon kohën e tij.