“Queen” mania, “Bohemian Rhapsody” kënga më streaming e shekullit XX

Kanë kaluar 27 vjet nga vdekja e Freddie Mercury, ishte 24 nëntori 1991, dhe këngët e tij dhe të “Queen” janë ende të gjalla. Në kinema, sapo ka dalë “Bohemian Rhapsody” dhe menjëherë pati një sukses botëror.
Falë këtij filmi, Mercury dhe “Queen” kanë arritur një rekord, “Bohemian Rhapsody” është bërë kënga e re më streaming e shekullit XX. Dhe ta mendosh që kur doli në vitin 1975 u tha se nuk do të shitej kurrë një këngë mbi 6 minuta.Kënga i ka kaluar 1.6 miliardë “streams” duke u bërë edhe klasikja rok më e dëgjuar e të gjitha kohërave. Merita i takon edhe filmit që bëri që të njihej më mirë figura e Freddie Mercury dhe e “Queen” edhe për gjeneratat e reja.
Në vetëm pesë javë, “Bohemian Rhapsody” u bë biografia muzikore më e shikuar. Rami Malek, që interpreton liderin e grupit, u nominua për “Golden Globe” dhe ka gjasa që të ndodhë edhe për “Oscar”.