Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për ratifikimin e MSA-së

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.”Përfitimet që do të kemi në aspektin e zhvillimit ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja, të marrëdhënieve tregtare me vendet e BE-së, sepse na hapet një treg prej më shumë se 500 milionë banorësh, që do të thotë se kërkohet që ekonomia jonë të jetë e gatshme të zhvillohet dhe të aplikojë në këtë treg”, tha kryeministri Isa Mustafa.