Pylli më i madh në botë po digjet, pamjet trishtuese që po mërzisin njerëzit (Video)

Zjarret po përhapen me shpetësi rekord në pyjet e Amazonës në Brazil dhe shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të jetë një goditje shkatërruese në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Zjarret po shtohen me shpejtësinë më të madhe që kur Qendra e Kërkimeve Hapsinore të Vendit INPE filloi t’i monitoronte ato në vitin 2013.
Sipas kësaj qendre, këtë vit ka patur 72,843 zjarre në Brazil, më shumë se gjysma e tyre në rajonin e Amazonës. Ato janë 80% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Amazona cilësohet si mushkëritë e planetit, pasi prodhon 20% të oksigjenit të gjithë atmosferës së tokës. Cilësohet jetike për uljen e ngrohjes globale dhe është shtëpi për speciet e panumërta të faunës dhe florës. Gati sa gjysma e madhësisë së Shteteve të Bashkuara, ai është pylli më i madh në planet.
Imazhet dhe videot dramatike në mediat sociale tregojnë re gjigande tymi që ngrihen nga gjelbërimi dhe kufiri i zjarrit lë mbeturina të zeza në prag të tyre.
Tymi ka arritur deri në San Paolo, më shumë se 1.700 milje larg. Pamjet nga qyteti tregojnë qiellin e zi në pasdite dhe diellin e mbuluar nga tymi dhe hiri.

Programi satelitor i Bashkimit Europian, Copernikus, siguroi një hartë që tregon tymin nga zjarret që përhapet në të gjithë Brazilin në brigjet lindore të Atlantikut. Tymi ka mbuluar gati gjysmën e vendit dhe madje po përhapet në Peru, Bolivi dhe Paraguai.

Lumi Amazon shtrihet në disa prej këtyre vendeve të Amerikës së Jugut, por shumica – më shumë se dy të tretat e pyjeve të Amazon ndodhen në Brazil.
Sipas INPE, çdo minutë po digjet sipërfaqë gati sa dy fusha futbolli.

Njerëzit në të gjithë botën po ndajnë tmerrin e tyre në mediat sociale. Aktivistët ndërkohë fajësojnë presidentin e Brazilit Jair Bolsonaro, për rrezikun e pyllit të jetës. Ata e akuzojnë për zbutjen e kontrolleve mjedisore në vend dhe inkurajimin e shpyllëzimit.