“Pyjet”, pranga dy doganierëve dhe një biznesmeni

Agjentë të policisë së Korçës kanë ekzekutuar në orët e fundit operacionin e koduar “Pyjet”, përmes të cilit kanë parandaluar kontrabandimin e një sasie lënde drusore.Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga kanë rënë tre persona, dy prej të cilëve funksionarë të doganave dhe tjetri përfaqësues i një kompanie private. Gjithashtu, agjentët kanë ndaluar dy kamionë të ngarkuar me 60 metra kub lëndë drusore që po udhëtonin drejt Greqisë, ku dhe do të depozitonin ngarkesën e tyre.