Putin merr “lejen” nga Parlamenti rus për ndërhyrjen ushtarake në Siri

Vladimir Putin kërkoi dhe e siguroi aprovimin e Dhomës së Lartë të Parlamentit, për të përdorur forcën ushtarake jashtë kufijve, çfarë u përkthye shpejt si hapi i radhës drejt angazhimit të trupave ruse në konfliktin sirian.Shefi i Kremlinit e ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se, dërgimi i ushtarëve në terren nuk është pjesë e planeve të një ardhmjeje të afërt. Por Moska, sipas shërbimeve amerikane të inteligjencës, ka dërguar ndërkohë të paktën 32 avionë në Siri dhe masa e miratuar me urgjencë nga Këshilli i Federatës, praktikisht i autorizon të bëhen pjesë e luftimeve.