Putin: Bashkëpunim ndërkombëtar kundër ISIS-it

Me krizën e Sirisë në krye të axhendës së udhëheqësve botërorë të mbledhur në selinë e OKB-se në Nju Jork, Vladimir Putin lëshon një apel për krijimin e një strukture koordinuese rajonale kundër ISIS-it. Presidenti rus e përforcoi edhe njëherë mbështetjen e tij për kreun e regjimit sirian, Bashar al Assad, njeriu  qe konsiderohet si fajtor për situatën e Sirisë . Per ceshtjen siriane Putin pritet të mbajë gjatë edhe  një takim të rrallë me Barak Obamën.