Publikoi foto me ‘kokën e Trump’, fansat masakrojnë komedianien amerikane

Kathy Griffin, komediania amerikane e cila njihet si një ndër kritiket e Presidentit Donald Trump, realizoi një set fotosh  me personazhet e njohura, ndërsa në njërën prej tyre shfaqet duke mbajtur ne dore atë qe duket si koka e prere dhe e gjakosur e Presidentit Trump.

Reagimi i publikut ka qenë i ashpër,  dhe kjo ka detyruar atë të kerkojë ndjese ne llogarinë  e saj ne Instagram.

Senatori Al Franken qe e kishte ftuar Griffin ne promovimin e librit te tij ne Korrik, e tërhoqi ftesën duke u distancuar. Teknikisht, fotografia me “kokën e prere” të Donald Trump eshte pjese e lirisë se fjalës, të gjithë ekspertet e ligjit bien dakord per kete. “Njerezit kane te drejten ta duan te vdekur Presidentin,” ­ thote profesori i ligjit ne Stanford University, Nathaniel Persily. “Qe te konsiderohej e jashtëligjshme, do duhej te përmbante thirrje për vrasjen e Presidentit,” ­ shton ai. Megjithatë, gjesti është kosideruar i shëmtuar, i dhunshëm dhe i papranueshëm për natyën e “diskutimit publik amerikan.

Image