Publikohet traileri i filmit të ri “X-Men: Dark Phoenix”

Personazhet më të njohur e më të spikatur të sagës “X-Men” do të rikthehen në ekranin e madh më 14 shkurt 2019 me “X-Men: Dark Phoenix”, filmin e 13-të dhe kapitullin e parë të trilogjisë së re. “X-Men: Dark Phoenix” do të lidhet direkt me ngjarjet e “X-Men: Apocalypse”, të ambientuara në vitin 1992. Ndodhitë do të nisin 10 vite më vonë, me mutantët e Charles Xavier, në një mision hapësinor që do të përballë një jashtëtokësore me emrin Lilandra (Jessica Chastain) dhe karakterin e ri të Jean Grey.