Publikohet për herë të parë foto e binjakëve të George Clooney

Çifti George dhe Amal Clooney kanë mirëpritur fëmijët e tyre të parë qershorin e vitit të kaluar akoma dhe nuk ishte publikuar asnjë foto e binjakëve.

George dhe Amal kanë preferuar t’i mbajnë larg syrit të mediave. Kujtojmë se lajmin e ardhjes së tyre në jetë e bëri të ditur agjenti i George duke treguar: “Fëmijët janë të dy shumë mirë e të shëndetshëm”, më pas ai ka bërë shaka duke u shprehur se George tani ka nevojë te qetësohet e të marrë veten për disa ditë.

Binjakët, një vajzë dhe një djalë janë quajtur Ella dhe Alexander. Çifti kishte vendosur për t’u vendosur emra tradicionalë e popullorë në të gjithë botë. Por edhe pse janë munduar shumë ti mbajnë larg syrit të mediave, Amal dhe George janë fotografuar nga paparacët, kur ata po dilnin nga hoteli ku po qëndronin.