Publikohen pamjet e sezonit të tretë të “La Casa De Papel”

“La Casa De Papel” e publikuar ne vitin 2018 është seriali me gjuhë jo angleze më i shikuar në “Netflix”. Tani është publikuar traileri i sezonit të tretë.

Në episodet e mëparshme tregohej historia e një krimi spektakolar i ideuar nga Profesori, i cili së bashku me një grup kriminelesh, merr kontrollin e Institutit Poligrafik për të stampuar miliarda euro dhe duke u arratisur me to, fillimisht duke e bërë policinë të mendojë se ishte një vjedhje e thjeshtë.