Publikohen pamjet e reja të “John Wick 3”

“John Wick” është bërë një nga filmat më të suksesshëm të viteve të fundit dhe tani është publikuar edhe traileri i dytë i kapitullit të tretë “Parabellum”. Data e premierës së filmit do të jetë më 17 maj të vitit 2019.
“John Wick (Keanu Reeves) është në arrati për dy arsye…ai po kërkohet botërisht me kontratë të hapur prej 14 milionë dollarësh për kokën e tij dhe sepse theu një rregull, duke vrarë në hotelin ‘Continental’. Viktima ishte një anëtar i High Table, i cili urdhëroi kontratën e hapur. John duhet të ishte ekzekutuar, por falë ndihmës së menaxherit të ‘Continental’, Winston i dha një ore kohë përpara se t’i merrej anëtarësia, duke e ndaluar nga të gjitha shërbimet. John përdor industrinë e shërbimit për të mbetur i gjallë, ndërsa lufton duke vrarë gjatë largimit të tij nga New York”.