Publikohen pamjet e reja të “Game of Thrones 8”

“Game of Thrones 8” do të rikthehet në ekranin e vogël pas një pritjeje të madhe nga fansat me sezonin e tetë në muajin prill 2019. HBO-ja shpërndau pamjet e reja të dedikuar akullit dhe zjarrit, elementet qendrorë të sagës së krijuar nga George R.R. Martin. Videoja e shkurtër nuk tregon protagonistët, madje duke kujtuar simbolet e lidhura me protagonistët në qendër të komplotit dhe luftën epike për mbijetesë në mbretëri.