Publikohen pamjet e reja të filmit “Halloween”

Të pasionuarit pas filmave të zhanrit horror duhet të mbajnë mend datën 25 tetor 2018, pasi do të sjellë në ekranin e madh të kinemasë “Halloween”. Ky prodhim do të shënojë rikthimin në kinema të Michael Myers, nën petkun e krijuesit të tij, John Carpenter. “Halloween” nuk do të jetë një remake, as një vazhdim i sagës, por një film që do të “injorojë” gjithçka ka ndodhur në serinë e dytë, duke sjellë tërësisht një ngjarje të re. Drejtimi i filmit i është besuar David Gordon Green, ndërsa ky “Halloween” do të jetë nën llupën kritike të John Carpenter, i cili ka ndihmuar edhe në skenar. Më poshtë keni mundësi që të shikoni pamjet e reja të këtij filmi të shumëpritur.