Publikohen pamjet e para të “Ghostbusters 3”

Dje është mësuar se filmi “Ghostbusters” do të ketë edhe kapitullin e tretë dhe “Sony” publikoi edhe pamjet e para.

Sony Pictures” zgjodhi regjisorin që do të drejtojë filmin e tretë të sagës origjinale të “Ghostbusters”. Ai është Jason Reitman, i biri i Ivan Reitman, që në vitet ’80 njohu suksesin botëror me “Ghostbusters” (1984) dhe “Ghostbusters II” (1989).

Projekti për kapitullin e tretë është mbajtur tepër sekret nga “Sony” dhe lajmi për regjisorin u njoftua nga “Entertainment Weekly” dhe “Variety”. Filmi do të jetë vazhdim i atij të ’89-s dhe nuk do të ketë lidhje me atë të 2016-s të Paul Feig.