Pse Meghan Markle i mban duart gjithnjë në një pozicion në daljet publike

Meghan Markle që prej ditës që është bërë pjesë e familjes mbretërore ka ndryshuar mënyrën e qëndrimit kur del në publik apo kur takon njerëz të rëndësishëm.

Krejt ndryshe nga aktorja e çrregullt dhe e lirshme që ishte dikur, tashmë dukesha i mban duart gjithmonë të kryqëzuara para, duke i dhënë vetes një pamje mjaft elegante.

Ekspertët e gjuhës së trupit tregojnë për Cosmopolitan se ky pozicion i jep dukeshës siguri.

“E dini çfarë ndodh? Kur qëndroni zakonisht në pozicione të njëjta, filloni ndiheni rehat dhe trupi e bën zakon, Më pas, bëhet pjesë e juaja dhe e bëni instiktivisht. Dukesha duket e sigurt, tregon siguri me duart e saj të pozicionuara ashtu”, shprehen ekspertët.

Një pozicion i tillë është i ngjashëm me mënyrën e qëndrimit të Kate Middleton, thjesht se dukesha e Cambridgeit i mban duart e drejtuara poshtë. Sipas Cosmopolitan, ka të ngjarë që Meghan të jetë këshilluar me ekspertë të gjuhës së trupit për ta ndihmuar që të krijojë një imazh të vetin.